Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher është suspenduar nga roli si analist në Sky Sports deri në fund të këtij sezoni. Carragher, 40-vjeçar, është kapur në një video duke pështyrë në një veturë pas humbjes 2 me 1 të Liverpoolit nga Manchester Unitedi, raporton Sky Sports. Anglezi ka reaguar me të pështyrë në momentin kur shoferi e pyeti për rezultatin e takimit.