Në verën që lamë pas, James Rodriguez u huazua për dy vite te Bayern, aty ku deri tani gjërat nuk i kanë ecur fare mirë. Sikur të mos mjaftonin problemet me përshtatjen e lojës dhe ambientit bavarez, mesfushori kolumbian është divorcuar nga bukuroshja Daniela Ospina, me të cilën ka një vajzë. Gjithsesi, fati i ka trokitur në derë, sepse “gjahu” i tij i radhës është një mrekulli më vete.
Mediet shkruajnë se kapiteni i kombëtares kolumbiane është mpleksur me modelen ruse, Helga Lovekaty, dhe arsyeja kryesore për këtë lidhje ka qenë ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Po, sepse ka qenë pikërisht portugezi ai i cili i ka bashkuar në një festë në shtator, duke mundësuar kontaktet e tyre të para. Kur mblesërinë ta bën Ronaldo, ç’do më shumë?!