LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e LA Lakers ndaj Portland Trail Blazers (126-117) me 44 pikët e shënuara që i kanë dhënë mundësuar parakalimin e legjendës së NBA Wilt Chamberlain në listën e shënuesve më të mirë të historisë. Me 31.425 pikë, yll i Lakers është ngjitur në vend të pestë dhe tani ka përpara të madhin Michael Jordan (32.292 pikë).
Tre më të mirët e historisë janë Kareeb Abdul-Jabbar, me 38.387 pikë, Karl Malone (36.928) dhe Kobe Bryant (33.643). “Këtu po shkruhet historia. Kjo tregon se çfarë ka arritur LeBron gjatë karrierës së tij. Tani që vesh fanellën e Lakers, e bën edhe më të rëndësishme këtë arritje,” shprehet trajneri i tij Luke Walton. Topin e lojës bashkë me fanellën, James do ta dërgojë në shkollën e tij IPromise School në Akron të Ohio.