Prej në moshën katërvjeçare filloi me futboll, ndërsa sot vlen botërisht si lojtar i klasit botëror dhe padyshim lojtari më i njohur mes shqiptarëve. I pakonkurrueshëm ai është edhe me ndjekjen e fansave të tij në rrjetet sociale, ku jo kot është ambasadori i fushatës së Coca-Cola „One-Brand“. Në këtë kohë ai buzëqesh me raperin Stress, moderatoren Alexandra Maurer dhe artisten Zow Pastelle. Fushatën e Coca-Cola Shaqiri e zhvillon në bulevardet publike të Rheinstadt. Këtu tregohet qartazi sesa i dashur është ai kur viziton vendlindjen, shkruan “Bota sot”, e cila ua sjell edhe intervistën e tij të plotë për median zvicerane “Blick”.
Ti jeton në këto momente në Angli, ku aktivizohesh në Premier League për “Stoke City”. Çfarë bën herën e parë kur viziton Baselin?
Xherdan Shaqiri: „Natyrisht shkoj në shtëpinë e familjes time. Jam një tip ekstremisht familjar. Prindërit e mi, motra ime dhe dy vëllezërit e mi janë gjithshka për mua.”
Ke ti ndonjë pikë të preferuar ose lokal që e viziton më shpesh në Basel?
Shaqiri: Më së shpeshti mund të më gjeni në “Papa Joe’s” në rrugën Barfüsserplatz të Baselit.
Ku drekoni më tepër?
„Më pëlqen gjithashtu Rotisserie Raurica në Kaiseraugst.“
Çfarë na sugjeroni të porosisim atje?
„Pa dyshim mish. Atje ka një skarë të jashtëzakonshme dhe mishi është mjaft i shijshëm.”
Ku bëni më tepër shoping në Basel?
„Nëse bëj shoping atëherë normalisht do blej atlete. Më e dashur për mua është Nike Store në Basler Altstadt.“
Cili është vendi më i mirë për t’u relaksuar në Basel?
„Kjo është e lehtë (qesh). Më së miri relaksohem në shtratin tim të shtëpisë.“
Cili është vendi më i preferuar i juaji në Basel?
„Vendi më i bukur në Basel është Rheinufer”.