Pas një serie të postimeve në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur konferencë për media në Bruksel, pas takimit që ka pasur me aleatët e NATO-s, ndaj të cilëve ka pasur shumë kritika. “Jam një gjeni”, i tha Trump një gazetarit në Bruksel. Edhe pse ka pasur krizë në Alenacën Veriatlantike, Trump doli nga takimi i kënaqur që siç duket ka bindur fuqitë evropiane.
Presidenti amerikan e cilësoi NATO-n si të “mrekullueshme”. Trump ngriti tonin gjatë një takimi me dyer të mbyllura, posaçërisht duke veçuar Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën. Ai vuri në dukje angazhimet e mëdha financiare nga aleatët e NATO-s si një masë e suksesit të tij, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se cilat zotime specifike ai siguroi dhe presidenti nuk pranoi të elaboronte më tej se duke thënë se aleatët e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe më shpejt.
Trump gjithashtu vuri në dukje progresin gjatë vitit të fundit, përpara këtij samiti të NATO-s. “Ne morëm 33 miliardë dollarë më shumë,” tha Trump, duke treguar për angazhime të mëdha financiare. Trump këmbënguli se “të gjithë në atë dhomë u bashkuan”, duke iu referuar aleatëve të NATO-s. SHBA-ja ka armët më të mira në botë dhe anëtarët e Aleancës duhet të blejnë armë të tilla, tha ai.
I pyetur nëse kjo do të ndryshojë diçka që ai të hyjë sa më shpejtë në aeroplanin e tij dhe ta lë Brukselin, Trump tha: “Jo unë jam në përputhje me këtë temë. Jam gjeni”, përfundoi Trump.