Mohamed Salah ka shënuar golin e 50 mbrëmë me fanellën e Liverpoolit. Egjiptiani realizoi në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0 të Liverpoolit kundër Crvena Zvezdës, ndeshje në të cilën startoi edhe shqiptari, Xherdan Shaqiri dhe bëri paraqitje fantastike. Shifrën e 50 golave Salah e arriti pas vetëm 65 paraqitjeve – 36 gola i ka shënuar në Premierligë, 13 në Champions Ligë dhe një në Kupë.
“Jam shumë i lumtur për arritjen e 50 golave me Liverpoolin. Shpresoj të shënoj edhe më shumë për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”, u shpreh Salah. “Ishte ndeshje e rëndësishme, e dinim se nuk do të jetë aspak e lehtë. Por, më e rëndësishmja morëm tri pikë”, deklaroi ai.