[adning id="476476"]

“Jam një pilot i Mercedes, nuk shkoj kurrë te Red Bull apo Ferrari”

18

Piloti i ri britanik George Russell, që aktualisht garon me makinën Williams, ka deklaruar nga Hungaria, ku të dielën zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1, se nuk do të shkojë kurrë të pilotojë një makinë Red Bull apo Ferrari. 22-vjeçari ka dalë nga akademia Mercedes dhe ai shprehet se edhe në të ardhmen do të pilotojë një makinë që ka motorin e makinës gjermane.

“E sigurt është se do të pilotoj një makinë që ka motor Mercedes. Jam një pilot besnik i kësaj makine, që ka investuar tek unë dhe më ka mbështetur që kur isha i vogël. Unë nuk e di nëse vitin tjetër do të pilotoj një makinë që ka motorin Mercedes apo vetë makinën Mercedes, këtë gjë e vendosin të tjerët”, tha Russell.

Kohët e fundit është përfolur për një interesim të Red Bull, por piloti i ri britanik shuan çdo shpresë të makinës austriake. “Më vjen mirë kur dëgjoj një interesim të tillë apo kur dëgjoj fjalë të mira nga rivalët. Por unë jam besnik i Mercedes dhe për mua është e pamundur të pilotoj një Red Bull apo Ferrari vitin e ardhshëm”, tha Russell.