“Jam në periudhën më të keqe”

Është duke përfunduar sezonin e tij të 4-ët me Ferrarin por edhe ky vit mund të konsiderohet i dështuar për Sebastian Vettel që kishte objektiv kryesor titullin kampion dhe në fund duhet të kënaqet vetëm me vendin e 2-të në klasfikimin e përgjithshëm. Piloti gjerman i kokëkuqes e pranon se po kalon një moment të vështirë sidomos në garat e fundit ku është paraqitur dobët, me rivalin e tij Leëis Hamilton që ka përfituar në maksimum dhe është vetëm një hap larg titullit.

“Kjo është një periudhë e keqe, madje e vështirë. Por rezultati dhe garat janë pjesë e këtij sporti. Janë edhe disa gjëra ndryshe nga e kaluara që kanë ndikuar, por të gjtiha janë pengesa që mund të kalohen”.

Përsa i përket garës së fundit në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vettel deklaroi:

“Nuk besoj se ishte faji im për atë kontakt, pasi doja ta vija nën presion për kthesën pasardhëse. Ai nuk më pa dhe ndodhi kontakti. Edhe për mua ky kontakt ishte i pashmangshëm dhe humba shumë pozicione. Jam i zhgënjyer për garën time, por i kënaqur për fitoren e Kimi. Ishte një garë e rëndësishme për ne dhe ishim të shpejtë”.