Pak ditë më parë, Barcelona vendosi të largonte brazilianin Malkom i cili ka firmosur në kampionatin rus me Zenitin. Mesfushori që kishte arritur akordin me Romën dhe kur të gjithë e prisnin në Romë, u prezantua te Barcelona, tashmë do të provojë një aventurë të re në tokën ruse, por ku po përballet me probleme.
Tifozeria e Zenitit është vënë kundër Malkomit dhe transferimit të tij, duke qenë se traditat e tyre i ndalojnë futbollistët me ngjyrë që të luajnë për Zenitin. Tifozeria ka kërkuar që Malkom të largohet dhe në ndeshjen ndaj Krasnodarit, shpalosën edhe një pankartë ironik, ku shkruhej: “Faleminderit që jeni besnikë me traditat tona”.
Vetë Malkom, u shpreh se ndihet mirë te Zeniti dhe se kërkon të shkruajë histori me klubin rus. Sakaq, ai hedh poshtë gjithçka është thënë në media për racizmin karshi tij. “Dua të qëndroj këtu, të punoj fort dhe të shkruaj historinë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm për karrierën time”, u shpreh Malkom mes të tjerash.