Frank Lampard ka thënë se ndihet i zhgënjyer që i është mohuar mundësia për ta çuar Chelsean përpara. Legjenda e të kaltërve u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të hënën, 18 muaj pasi u emërua pas vendimit të klubit për t’i ndarë rrugët me Maurizio Sarrin. Pavarësisht statutit të legjendës së klubit dhe golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Lampard nuk ishte imun ndaj stili emëro-shkarko të pronarit Roman Abramovich. Chelsea ishte lider i Premierligës në fillim të sezonit, por një ecuri e rezultateve të dobëta bëri që të bjerë në pozitën e nëntë dhe kjo e pati për pasojë shkarkimin e Lampardit. Abramovich e lëshoi një komunikatë të rrallë për media pas shkarkimit të Lampardit, duke thënë se Lampard mbetet ikonë e rëndësishme e klubit, pavarësisht shkarkimit. “Ishte vendim i vështirë për klubit, sepse unë kam marrëdhënie të shkëlqyera personale me Frankun dhe kam respekt të madh për të”, ka thënë Abramovich. Ndërsa, Lampard e zgjodhi Instagram të hënën mbrëma për ta thyer heshtjen.
“Ishte privilegj i madh dhe nder ta drejtoja Chelsean, një klub që ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për kohë shumë të gjatë”, shkroi Lampard. “Së pari, dëshiroi t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme gjatë këtyre 18 muajve. Shpresoj që ata e dinë çfarëdo të thotë kjo për mua. Kur e mora punën këtu i kuptova sfidat e së ardhmes në një kohë të vështirë për klubin. Jam i zhgënjyer që nuk mu dha kohë këtë sezon për ta çuar klubin përpara dhe për ta çuar në nivelin tjetër”, thuhet në letrën e Lampard.
Sipas ‘Sky Sports’, 42-vjeçarit nuk iu lejua as t’u thotë lamtumirë futbollistëve në ‘Cobham’.
“Ai me shumë gjasë mendoi se do t’i jepej më shumë kohë marrë parasysh se është legjendë e Chelseat, marrë parasysh faktin se ai u mundua të bënte atë që i kishte thënë klubi në lidhje me futbollistët e rinj… Dhe kaloi sezonin e parë pa ndonjë transferim të madh apo çfarëdo transferimi, në fakt,” shpjegoi Gary Cotterill.
”The Sun” shton se takimi në të cilin iu tha Lampardit se kontrata e tij do të shkëputej zgjati vetëm 30 minuta. Derisa ishte vendimi i Abramovichit, ishte Bruce Buck dhe drejtoresha Marina Granovskaia ata të cilën e përfaqësuan atë në dhomën e bordit në ora 9:00 paradite. Hierarkia fillimisht kishte konsideruar se Chelsea ishte në rënie pas humbjes 3-1 nga Arsenali në ‘Boxing Day’. Goditja e fundit erdhi në fitoren kundër Luton në FA Cup, kur ëerner humbi një penallti – kjo raportohet se ndikoi edhe më shumë që të binte besimi i Abramovichit në skuadër.