“Jam i lumtur te Chelsea”

Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri, ka thënë se ndoshta do të ishte më mirë për Maurizio Sarrin që të qëndronte te Chelsea, por mbrojtësi nuk lidhet me një kalim te Juventusi. Trajneri italian e fitoi Ligën e Evropës dhe e kualifikoi skuadrën londineze në Ligën e Kampionëve, mirëpo u largua nga Stamford Bridge pas vetëm një sezoni.

“Kishim një sezon fantastik”, ka thënë mbrojtësi i majtë në një intervistë për ESPN në Brazil.

“Për të (Sarrin) ishte sezoni i parë në Angli, në Ligën Premier, por ne përfunduam në vendin e tretë, fituam Ligën e Evropës dhe kemi shkuar deri në finale të Carabao Cup. Ndoshta do të ishte më i mirë për të që të qëndronte në Angli. Pas një sezoni pozitiv, i dyti do të ishte edhe më pozitiv për të, por aty janë gjëra personale. Unë te Juventusi? Jo, jam i lumtur këtu, nuk ka marrë asnjë telefonatë dhe jam i fokusuar te Chelsea”, ka shtuar më tej 24-vjeçari.

Përveç Palmierit, edhe Jorginho është duke u lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër, duke ditur se ishte pikërisht Sarri që e mori verën e kaluar atë nga Napoli.