Liverpooli është në kërkim të lavdisë në dy fronte, ndërsa egjiptiani 26-vjeçar e ka pranuar se gara elitare evropiane është prioritet i tij para Premierligës, transmeton Gazeta Express, përrcjell gazeta KOHA. Liverpooli e viziton Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 0:0, dhe është në vendin e dytë në Premierligë me vetëm një pikë më pak se lideri Manchester City, prandaj suksesi në të dy garat është i mundur.
“Të jem i sinqertë me ju, gara më prestigjioze për mua është Liga e Kampionëve”, tha Salah për Sky Sport. “Por ëndrra e gjithë qytetit dhe klubit është liga”, shtoi ai. “Prandaj, jam i lumtur ta flijoj ëndrrën time për ëndrrën e tyre ama nëse i fitojmë të dyja do të jetë shumë mirë, dhe pikërisht këtë jemi duke tentuar ta bëjmë”, theksoi ai.