Vladimir Putin është gati të takohet në çdo moment me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për një televizion japonez, të publikuar edhe në adresën zyrtare të Kremlinit, presidenti deklaron: “Për sa i takon takimeve, më duket se i duhet dhënë presidentit të zgjedhur të paktën mundësinë për të formuar administratën, të marrë postin dhe pastaj të flasim”. “Presidenti i zgjedhur amerikan, – vazhdon ai, – është shprehur publikisht në favor të normalizimit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Ne nuk mund të mos e mbështesim. Ne natyrisht jemi në favor të kësaj dhe siç e kam thënë publikisht, e kuptojmë që do të jetë një detyrë e vështirë duke parë nivelin e degradimit ku ndodhen tani raportet ruso-amerikane, por ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”. Megjithatë, lideri i Kremlinit ka shtuar që “duhet kuptuar se si” Trump ka ndër mend “të realizojë tezën e tij”, për “ta bërë SHBA-në sërish madhështore. Shpresojmë të mos ketë probleme për zhvillimin e bashkëpunimit tonë”.