“Jam gati t’i përvishem punës”. Kështu shprehet në mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë, teksa mesazhi i saj është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në “Facebook”.(koha.mk)