Jakshiq: Pas non-pejperit qëndron e djathta nacionaliste evropiane, e cila punon në projektin dhe duhet të kemi kujdes

39

Beograd, 21 prill – Paraqitja e non-pejperit, të cilin, siç thuhet, kryeministri slloven Janez Jansha e ka dërguar në Bruksel, shkaktoi polemika të shumta në rajon.

Lidhur me këtë, korrespondenti i MIA-s nga Beogradi foli me analistin serb, Boshko Jakshiq.

– Zotëri Jakshiq, flasim për non-pejper, kush qëndron pas këtij plani, çka është thelbi i tij?

Aq sa kemi menduar se ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor është punë e kryer me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, këto ditë përsëri u paraqit dikush me kartograf të ri, i cili thotë se ato nuk janë të mira dhe se duhet të bëhet ndonjë Serbi e madhe, Shqipëri e madhe dhe një Kroaci pak më e madhe, se duhet krejtësisht të minimizohet BeH, e cila do të jetë në kufi të zhdukjes dhe e gjithë kjo që u paraqit nuk është rastësi.

Për atë që jam thellë i bindur është se pas këtij projekti, i cili i është dhënë Janez Janshas ta shkruajë, dhe ku në një tekst të tillë me siguri ka edhe disa bashkëautorë, fshihet e djathta nacionaliste evropiane, e cila sërish e relativizon idenë e vjetër se shtetet ndëretnike dhe multietnike janë burim i problemeve, ndërsa vetëm shtetet e pastërta etnike mund të sjellin paqe. Në Ballkan kjo është e pamundur dhe të gjithë pajtohemi se prej këtij projekti nuk do të bëhet asgjë.

Por, poenta është se po paraqiten zëra të tilla, se ata organizohen. Vetëm të përkujtohemi që paradokohe kryeministrat e Hungarisë dhe Polonisë, së bashku me liderin e partisë italiane Lege, kanë nënshkruar marrëveshje, ku tani për tani kandidatë të parë për hyrje në të janë Bojko Borisov dhe Janez Jansha, mund të konkludojmë se të gjithë ata punojnë. Për atë duhet të kemi kujdes!

-Si mund e tërë kjo të realizohet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në NATO. Nëse NATO-ja është garanci e kufijve dhe paqes?

NATO-ja duhet të jetë garanci. Në raportin aktual të forcave, mendoj se ky projekt është joreal. por simtomatikisht është, për shembull, Këshilli i Evropës në vitin 2008 ashpër reagoi kur janë përmendur ide të ngjashme, të cilat vinin nga qarqe evropiane, nga qarqe të BE-së. Kësaj radhe, Këshilli i Evropës nuk reagoi ashpër. Madje edhe aktorët kryesorë, të Serbisë së madhe, Shqipërisë së madhe dhe Kroacisë pak më të madhe, reaguan shumë vonë dhe sipas meje, reaguan “butë”. Ata nuk reaguan ashpër, ndërsa reagimet më të ashpra erdhën prej aty ku projekti i tillë do të sillte pasoja më serioze, e ajo ishte Sarajeva. Liderët e Serbisë dhe të Kroacisë, e dënuan dhe thanë se janë kundër, por pa ndonjë entuziazëm të madh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte mjaftë i panjohur në tërë këtë situatë.

-I njohur është qëndrimi i Beogradit zyrtar për këtë non-pejper. CIli është qëndrimi i opinionit politik në Serbi për këtë projekt?

Kur flasim për opinionin politik në Serbi, duhet ta përmendim faktin se ne jemi një vend i polarizuar. Pra, sipas kësaj, kemi të paktën dy opinione politike në Serbi.

Një është ai kleronacionalist, i cili me asnjë çmim nuk e jep Kosovën dhe i cili ëndërron për Serbinë e Madhe dhe natyrisht se të këta këto ide shkaktojnë gëzim.

Serbia e dytë, ajo e cila është e vetëdijshme për të gjitha rreziqet që mund t’i sjell një vendim i tillë, gjithsesi është kundër dhe shpresoj se do të kërkojë aleatë që të përforcohet fronti i depërtimit të së djathtës evropiane.