Jakimovski para gjykatësit hetues

Shkup, 19 mars – Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lideri i partisë GROM, Stevço Jakimovski sot në mëngjes është arrestuar dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.

Janë arrestuar edhe dy persona, të punësuar në komunën e Karposhit. Aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila paralajmëroi se do të japë më tepër detaje gjatë ditës.

Në hetimin e PTHP-së janë përfshirë edhe pesë persona të tjerë. Sipas paralajmërimeve të PTHP-së për tre të arrestuar do të kërkohet arrest, ndërsa për të tjerët masa sigurie.

Jakimovski u arrestua edhe vjet në gusht me kërkesë të policisë financiare për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare  gjatë kohës që ka qenë kryetar i komunës së Karposhit.