Jahjaga në listën e 100 njerëzve me reputacionin më të mirë në Botë

Kompania udhëheqëse e konsulencës për menaxhimin e reputacionit, Reputation Poll International, ka publikuar listën për vitin 2019, të njerëzve me reputacionin më të mirë në botë dhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga është në mesin e tyre.

Në këtë listë janë vendosur emrat e udhëheqësve të cilët konsiderohen se kanë ruajtur një nivel të lartë besueshmërie në kryerjen e detyrave të tyre dhe kanë mbajtur një reputacion të lavdërueshëm dhe shembullor.

Lista është e përbërë prej individëve të njohur nga sektorë të ndryshëm si: argëtimi, politika, feja, arsimi, filantropia, biznesi etj, transmeton Klan Kosova.

Emrat në këtë listë janë të renditur në mënyrë alfabetike.