Nju Jork, 17 korrik – Nëntëmbëdhjetë nxënës të shkëlqyer nga vendi ynë edhe një herë me krenari prezantuan vizionin e ri shkencor të Republikës së Maqedonisë Veriore përpara skenës ndërkombëtare. 789 projekte nga mbi 50 vende të ndryshme dhe mijëra pjesëmarrës, të kualifikuar në finalen të “Genius 2019 project olympiad” e mbajtur në univerzitetin shtetëror Oswego në Nju Jork, SHBA. Nxënësit nga Maqedonia kanë garuar në pesë kategori (shkencë, biznes, art, robotikë dhe shkruarje të eseve). Shkolla e mesme private “Jahja Kemal” mori pjesë me 18 projekte dhe 19 nxënës. Këto janë rezultatet që janë arritur:
Medalje të artë: Ivana Matoska, Dunja Rashkova.
Medalje argjendiː Mihaela Hagjinska, Xhavit Kreci. Daniela Miloshoska, Eranda Ajdini, Maria Ivanoviq, Bejza Ismail, Nikola Naqev dhe Josif Tepegjozov.
Medalje bronzi: Dea Rajhl, Marija Brajkovsk, Albin Aliu dhe Teodora Smiljevska.
Dhe mirënjohje: Dren Kaliqi, Iva Jorgusheska dhe Nesibe Deliktash.