Jaglland: Vendimi është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torborn Jaglland e përshëndeti vendimin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Sekretari i Përgjithshëm Jaglland e përshëndeti vendimin e Parlamentit në Shkup për emrin e vendit si kontribut i rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon”, qëndron në publikimin në profilin të tuiter të zëdhënësit të Jaglland, Daniel Hotgen.

Këshilli i Evropës është organizatë në të cilën Republika e Maqedonisë është anëtare prej vitit 1995 nëm emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.