Një rreze drite në fund të tunelit. Ky është efekti që do të kenë arkat e PSG. 80 milionë euro do të shkojnë te klubi i presidentit Nasser Al-Khelaifi, shumë të cilën e ka siguruar tashmë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.
Sikurse dihet, ekipi i kryeqytetit francez është i rrezikuar nga “fair play financiar” dhe ka nevojë për 170 milionë euro të ardhura, me qëllim që të konsolidojë llogaritë e veta dhe të luajë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Natyrisht, kampionët e Ligue 1 janë duke pritur që rasti i tyre të zgjidhet edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAS). Një përfitim i dukshëm ai, i përmendur më sipër, i cili kalon 18 milionët e fituara sezonin e kaluar me trajnerin Unai Emery.
Këto të ardhura bazohen kryesisht në një bonus të ri, që jepet nga UEFA në bazë të renditjes së klubeve europiane në dhjetë sezonet e fundit. Në këtë renditje, PSG zë vendin e nëntë, i cili i lejon të fitojë 26.6 milionë euro.
Në llogaritjen e përgjithshme të fitimeve të ardhshme të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel, të bërë nga “Le Parisien”, përfshihen 15.25 milionë euro për të luajturin në fazën e grupeve; shpërblimet për kryesimin e grupit C dhe kualifikimin në 1/8 finale.
Të gjitha këto përbëjnë një shumë prej 61.25 milionë euro, në mungesë të të drejtave televizive, që llogariten pas përfundimit të garës dhe mund të arrijnë një shifër më të madhe se 20 milionë euro.