Që kur këngëtarja Ke$ha këndoi për larjen e dhëmbëve me shishe të uiskit “Jack Daniel’s” u ndërlidh me një varg të gjërave që njerëzit i bëjnë në mëngjes, ndërsa tani ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes të një brendi të popullarizuar dhe rutinës së mëngjesit. Prodhuesi i uiskit në bashkëpunim me kompaninë “World of Coffee” e ka prodhuar uiski-kafenë “Jack Daniel’s Tennessee”, shkruan sot “Koha Ditore”. Në njoftim ceket se produkti është bërë nga kafeja gjysmë e pjekur “Arabica” e mbushur me uiskin “Jack Daniel’s Old No. 7”. Megjithatë, edhe pse është e mbushur me uiski, kafeja është joalkoolike. Presidenti dhe pronari i “World of Cofee”, pjekëses së specializuar të kafesë e cila e ka prodhuar produktin për “Jack Daniel’s”, thekson se klientët potencial nuk kanë arsye të jenë skeptikë. “E përdorim kafenë e shijes dhe cilësisë më të mirë në botë, ndërsa tani e kemi shtuar shijen dhe aromën autentike të “Jack Daniel’s”, tha Charlie Newman. Uiski kafeja “Jack Daniel’s Tennessee” është në dispozicion me dhe pa kafeinë me një çmim prej 6,95 dhe 21,95 dollarësh, në varësi nga sasia. Aktualisht në dispozicion është vetëm në dyqanet “Lynchburg Hardware & General Store” në Tennessee ose në dyqanet online të “Jack Daniel’s”.