Shkup, 19 qershor – Është hedhur shorti i raundit të dytë në Europa League, ku tre skuadrat nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, Akademia Pandevi dhe Makedonija Gj.P., kanë mësuar kundërshtarët e tyre, kuptohet në rast se arrijnë të kualifikohen në raundin e dytë, bën të ditur gazeta KOHA.
FC Shkupi në rast se arrin të eliminojë skuadrën e Pjunik në raundin e parë, në raundin e dytë të këtij kompeticioni bardhekaltërit për kundërshtarë do të kenë çekët e Jablonec.
Akademia Pandevi në rast se arrin të kalon pengesën e parë e cila quhet Zrinski, do të përballet me skuadrën holandeze Utreht, ndërsa fituesi i përballjes Allashkert-Makedonia Gj.P., do të luajë me skuadrën e Steauas ose Milsami.
Në anën tjetër edhe skuadrat nga Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët e tyre në Europa League.
Kukësi duhet të kalojë hungarezët e Debrecen dhe më tutje rivali i mundshëm është Roma. Short mjaft i hidhur për verilindorët, të cilët do të kenë gjigantët italianë në turin e dytë.
Laçit i ka rezervuar shorti Hapoel Ber Sheva. Nëse ndodh mrekullia, atëherë në turin e dytë sfidojnë një midis Shiroki Brijeg ose Kairat Almatit.
Teuta ka shortin më të lehtë, pasi përballet me Ventspils. Durrsakët, nëse kalojnë më tej, do të gjejnë si kundërshtar, Hajduk Splitin ose Gziran.
Ndeshjet e raundit të dytë të Europa League në program do të jenë më 25 korrik, ndërsa ato kthyese më 1 gusht.