Dy vite e gjysmë pas mbërritjes së tij në stolin e Real Madridit, në janar 2016, në përpjekje për ta ringjallur ekipin e bardhë, pas shkarkimit të Rafa Benitez, pak mund ta parashikonin atë që ka arritur tashmë Zinedine Zidane. Në stolin e “Los Blancos”, francezi është konfirmuar si një nga teknikët më të mëdhenj të historisë së klubit, madje duke eklipsuar edhe gjurmët e pashlyeshme, që po aty i “mbolli” si lojtar.
Duke qenë një legjendë, Zidane largohet duke e lënë klubin madrilen në krye të futbollit botëror, me një rekord për t’u patur zili, që e bën atë trajnerin e dytë me më shumë tituj në historinë e Real Madridit (9 nga 13 të mundshmit). “Zizou” tejkalohet vetëm nga mitiku Miguel Muñoz (14 trofe). Për rekord, mezi i kapërcyeshëm, gjithashtu, francezi po lë një moment historik në historinë e futbollit kontinental. Ai është trajneri i parë që fiton tri Liga kampionesh të njëpasnjëshme, duke tejkaluar atë që bëri Bob Paisley dhe Carlo Ancelotti.
Ja titujt e Zidane si trajner i Real Madridit
La Liga – viti 2017
3 Champions – vitet 2016, 2017, 2018
2 Superkupa Europe – vitet 2017, 2018
2 Botërorë për Klubet – vitet 2017, 2018
1 Superkupë e Spanjës – sezoni 2016-2017