Përplasja politike midis shtetit qendror spanjoll dhe komunitetit autonom katalanas ka arritur maja që qenë të paimagjinuara vetëm pak vite më parë dhe që në histerizmat kolektive të sotme të kujtojnë nga afër fërkimin që lindi menjëherë midis diktaturës frankiste dhe Katalonjës. Në fakt, qysh nga viti 1903 rajoni kishte një kompeticion të vetin të quajtur “Campionat de Catalunya“, përpara se të lindte La Liga (viti 1929), kompeticion që Franko e ndërpreu në vitin 1940, duke e zëvendësuar me “Copa del Generalisimo“, që nga ana e saj u zëvendësua më pas me “Copa del Rey”. Në vitin 1943 blaugranat kishin fituar 3–0 ndeshjen e parë me Real Madridin, por kur erdhi momenti të luhej ndeshja e kthimit, sipas disa historianëve, Barça mori një mesazh që kujtonte bujarinë e regjimit që e kishte “falur” patriotizmin katalanas. Ndeshja përfundoi 11–1 për madridasit: atë ditë lindi ajo që sot e njohim si “El clasico” e futbollit evropian.
Qysh atëherë Real Madridi është konsideruar si skuadra e regjimit, duke e ngatërruar ndoshta me Atletico që ishte ekipi i ushtrisë. Për këtë, është e ligjshme të mendohet, Barcelona është gjithmonë instrument propaganda politike përveçse sportive, duke u ekspozuar shumë herë në favor të autonomisë dhe duke rivendikuar një “filozofi” të ndryshme nga pjesa tjetër e klubeve spanjolle. Por, nga pikëpamja pastërtisht futbollistike, çfarë do të ishte La Liga pa Barcelonën dhe kjo pa futboll spanjoll? Futbolli që i detyron shumë prej emrit global të tij rivalitetit midis klubeve më të rëndësishme, të cilat njëkohësisht përfaqësojnë dy blloqet kryesore të kombëtares, ish kampione e Evropës dhe e Botës.
“Fetvaja” e Havier Tebas, Presidentit të Ligas, nuk lë hapësirë për dyshim: nëse Katalonja do të bëhej e pavarur, atëherë klubet e rajonit do të rrezikonin që të përjashtoheshin nga kompeticionet spanjolle; duke fshirë me një të rënë të lapsit Barçën (gjithmonë e pranishme në kategorinë superior) dhe 71 trofetë e saj. një “feta” politike më shumë sesa sportive, pasi po ta shohësh mirë pasojat do të binin mbi të gjithë. La Liga dhe të drejtat televizive të saj mbështeten shumë mbi sfidat midis Real Madridit dhe Barcelonës, ekipe që tërheqin fitimet më të mëdha ekonomike nga ku dualizëm, i ushqyer me art nga ana e shtypit të Madridit dhe atij katalanas. E gjithë bota ndalet kur ndeshen këto dy skuadra dhe, në rast se nuk ditë zhvilloheshin më, La Liga do të humbiste shumë prej sharmit ndërkombëtar të saj me pasoja të rënda ekonomike, edhe për vetë merengues që vështirë se do të mund të justifikonin, në sytë e klubeve të tjera spanjolle, pothuajse monopolin mbi të drejtat televizive (pjesa më e madhe e të cilave aktualisht e ndarë me blaugranat).
Për ekipet katalanase një kampionat rajonal do të ishte një rikthim në të kaluarën, pas asnjë konkurrimi me Barçën. Vlen për Espanjolin dhe akoma më shumë për Girona, Gimnastic Tarragona e Barcellona B, pot ë kesh parasysh sezonin aktual e dy kategorive të para të kampionatit spanjoll. Ndërkohë “La Copa Catalunya” (ish Campionat de Catalunya) ka rilindur në vitin 1984 me emrin “Copa Generalitat”, por pa njohjen nga ana e Federatës së Futbollit Spanjoll. Por Katalonja ka një federatë të saj të krijuar në 1900, por asnjëherë e pranuar në UEFA apo FIFA.
Do të ishte pastaj edhe kapitulli, ndoshta më delikati, edhe nga pikëpamja ekonomike, i ”Champions League”. Një federatë e re, sapo të ketë kaluar e gjithë koha për njohjen më parë dhe afrimin më pas, do të niste më një renditje të UEFA-s të ngjashme me atë të Kosovës, San Marinos dhe Andorrës, që zënë tri vendet e fundit. Një skuadër e vetme e kualifikuar, fituesja e kampionatit, në turi e parë paraeliminator që fillon në fund të qershorit, duke ju dashur të luajë 8 ndeshje dhe të eliminojë 4 kundërshtarë përpara se të arrijë tek grupet. Për t’u kuptuar edhe nëse renditja e Barcelonës do të mbetej e njëjta apo do të zerohej; apo nëse në emër të biznesit do t’u caktohej një “wild card” blaugranave.
Si rrjedhojë, Barcelona mund të bëjë dy ekipe, një për kampionatin katalanas dhe një për “Champions League”, duke e forcuar Masian dhe duke arritur të ruajë atë sharmë që e ka transformuar në një brend global në gjendje të prodhojë miliona vetëm me hyrjen në muze dhe shitjen e bluzave.
Në fund një Barcelonë do të jetë, por pikëpyetja është nëse do të vazhdojë të ekzistojë ajo që kemi njohur në këto 20 vitet e fundit, me forcën sportive dhe ekonomike të saj, me vlerat dhe me hipokrizitë e saj, njerëzore dhe financiare. Pa harruar se Barça është një klub shumësportësh, ku shkëlqejnë edhe basketbolli dhe futbolli me 5 veta.
Qysh nga viti 1904 ekziston një seleksion katalanas që ka luajtur më shumë se 200 ndeshje miqësore, duke u matur, veç të tjerëve, me Brazilin, Argjentinën, Kilin, Jugosllavinë, Nigerinë dhe Francën. Komisari teknik aktual është Gerard Lopez, që në vitin 2005 ka fituar La Liga me Barcelonën. Formacion që mund të ketë edhe ndonja shans për të kualifikuar në Europian dhe në Botëror, gjithmonë duke supozuar se nëse do t’i binte në short Spanja, të dyja mund të vendosin të mos e luajnë ndeshjen apo t’i japin jetë një prej ndeshjeve më të ashpra, siç ishte në traditën spanjolle e viteve ’70 e ‘80. Seleksion në të cilin kanë bërë pjesë lojtarë të kalibrit të Samitier, për të ecur së prapthi paksa, duke shkuar tek Zamora, Kubala (që më pas e ka drejtuar), Pereda, Guardiola, Çavi, Bojan, Sergi Roberto dhe Jordi Alba. Komisari teknik i parë i saj qe anglezi Raine Gibson. Nga viti 2009 në 2013 në stolin e saj është ulur bile Johan Krojf. Ka mundësi askush në Barcelonë nuk e vret mendjen dhe preokupohet për rezultatet sportive e një pavarësie eventuale nga Spanja, duke pasur parasysh gjërat e tjera të rëndësishme, por pot ë lexosh gazetat spanjolle dhe katalanase shikon qartë se nuk është edhe aq dytësore sa mund të mendohet. Është e qartë se në këto raste ka gjithmonë një çmim për të paguar, ai i blaugranave do të ishte i lartë, por i dëshiruar, duke i dhënë jetë një dominimi që do të rrëzonte shumë figura edhe në futbollin spanjoll. Domethënë, nga pikëpamja sportive, do të humbnin të gjithë diçka; nga ana tjetër, e tregon edhe historia, se sfidat për pavarësinë nuk janë kurrë me shumatore zero.