Shkup, 8 gusht – Para ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Mancester Junajtedit, derisa lojtarët po bëheshin gati për të shkuar në zhveshtore dhe për të dalë në fushë, nga afër janë takuar Kristiano Ronaldo dhe trajneri portugez Hoze Murinjo, bën të ditur gazeta KOHA.
Ata janë përshëndetur dhe janë përqafuar, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë filluar zërat se ylli portugez mund të rikthehet në Mancester.