Ja si pritet të mbyllen kampionatet Champions dhe Europa League

59

Një akord paraprak është arritur, por zyrtarizimi duhet të presë, ashtu si çdo gjë tjetër në këtë situatë alarmate të krijuar nga përhapja e Coronavirus.

Siç dihet nuk mund të bëhen parashikime, por UEFA do të ketë gati një plan B për të mbyllur sezonin e futbollit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Afati i vendosur vetëm dhjetë ditë më parë parashikon datën 30 qershor, por për momentin ky duket nëse jo i pamundur, sigurisht një mision shumë i vështirë.

Për këtë arsye, UEFA, Shoqata e Klubeve të Europës dhe Ligat e vndeve anëtare kanë arritur një marrëveshje për një tjetër skenar. Prioritet mbetet mbyllja e kampionateve. Secila Federatë ose Ligë mund të zgjedhë modalitetet që preferon, por sidoqoftë mbetet kusht një kufi kohor që nuk mund të shkelet. Gjithçka duhet të finalizohet deri në mes të korrikut.

Në këtë mënyrë I hapet rrugë rinisjes së Champions dhe Europa League, për të cilat projektohet një formulë si e një Europiani të vogël: një seri ndeshjesh në vetëm dy javë. Sipas këtij skenari, sezoni 2019/2019 do të mbyllej në fillim të gushtit. Pushimet e futbollistëve do të shpëtonin, duke sakrifikuar turnetë verorë.

Gjithsesi, nisja e sezonit 2020/2021 nuk mund të shtyhet shumë, pasi në verën e vitit të ardhshëm duhet të zhvillohet Kampionati Europian.

Comments are closed.