Ja si po e kalojnë kohën italianët në izolim (FOTO)

85

Italia është shteti me numrin më të lartë të personave të prekur, por edhe të atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Megjithatë, qytetarët e shtetit fqinj kanë treguar se janë të bashkuar kundër këtij virusi vrasës, që po tmerron botën. Përveç këngëve të kënduar në kor në ballkonet e shtëpisë, ku qëndrojnë të izoluar, italianë kanë ndërmarrë një tjetër nismë për të treguar bashkimin e tyre. Në orën 21:00 të së dielës, ata dolën në ballkonet e apartamenteve të tyre me dritat e telefonit të ndezura, nën moton: “Të ndriçojmë italianë”. “Italia është gjallë, italianë janë gjallë, kompakt dhe të fortë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë!”, është slogani i popullit italian në këto ditë të vështira për ta dhe jo vetëm.

Comments are closed.