Përfaqësuesja e Argjentinës, në krye me Lionel Messin, kanë festuar si të çmendur, në zhveshtore, kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018”. Argjentinasit ishin në rrezik që të mbeteshin jashtë Botërorit. Por, fal magjisë së Lionel Messit, i cili i shënoi tre gola ndaj Ekuadorit (1:3), Argjentina siguroi biletën për në Rusi.