FC Shkupi të enjten zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të “Europa League” kundër Glasgoë Rengers duke pësuar disfatë me 2-0. Në “Ibrox Stadium” ndeshjen e përcollën 50 mijë shikues, derisa ndeshja kthyese do të zhvillohet të martën në “Filipi i dytë” me fillim në ora 17.55.
Ndërkohë, nëpërmjet një materiali, FC Shkupi u dëshiron mirëseardhje në Shkup ekipit skocez dhe tifozëve të saj.
Ndiqeni videon: