Shumë kolegë të tij, por edhe personalitete nga fusha të tjera, e kanë treguar përjetimin në golin e tretë të Messit ndaj Liverpool, shënuar mbrëmë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, përmes reagimeve në rrjetet sociale. Më pikanti ishte ai i Mario Balotellit, por jo vetëm. Reagimet më të nxehta e shpërthyese kanë ardhur në kohë reale nga komentatorët televizivë, ose radiofonikë, që po përcillnin “live” gjithçka për teleshikuesit dhe dëgjuesit.