Shkup, 10 janar – Në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër për tërë shtetin parashikohen temperatura të ulëta nga faza (e verdhë) alerte, përveç në rajonin e Pollogut (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod) ku parashikohen temperatura më të ulëta të cilat i përkasin fazës portokalli, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Rekomandimet për lirim nga obligimet në punë të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë kronikë mbi 60 vjet, vazhdojnë të vlejnë vetëm për rajonet e përfshira me fazën portokalli (rajoni i Pollogut – Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod). Për punonjësit të cilët punojnë në vende të hapura në rajonin e Pollogut me fazë portokalli, rekomandohet për të pasur kujdes që obligimet e punës t’i praktikojnë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 me pauza të kohëpaskohshme në çdo dy orë, nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta. Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi e ndjek situatën me temperaturat e ulëta në shtet dhe në varësi nga parashikimi i motit, përderisa ka nevojë, do të sillen edhe rekomandime të reja, qëndron në kumtesë.