Ja si do të duket dizajni i ri i Facebookut

Facebooku synon të sjellë ndryshime në dizajnin e faqes së vet, ndërsa ky rrjet i popullarizuar social tani po u jep përdoruesve disa grimca nga ajo që i pret.

Dizajni i ri i Facebookut synon ta bëjë më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të shpejtë përdorimin, përmban font më të madh dhe një renditje më të thjeshtuar për ta bërë më të lehtë përdorimin dhe për ta bërë faqen të duket më e rregulluar dhe më transparente, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, Facebooku po e prezanton edhe modalitetin e errët (dark mode), i cili e zvogëlon ndriçimin dhe kështu e ka një efekt të lehtë në sytë e përdoruesve.

Përdoruesit do të mund t’i shohin fotografitë dhe klipet në gjithë ekranin.

Përdoruesit po pranojnë ftesa, të cilat e prezantojnë pamjen e re të Facebookut, ndërsa të gjithë do të informohen në kohën e duhur se kur do të mund ta provojnë rrjetin social me dizajn të ri.