Barcelona ka tendencë të provojë transferimet e lojtarëve të cilët besojnë se mund t’i arrijnë dhe Philippe Coutinho do të ishte blerja perfekte e një vere të nxehtë për ta. Ata kanë blerë edhe më parë nga Liverpool, duke afruar Luis Suarez dhe Javier Mascherano. Lojtari dëshiron të transferohet, megjithëse ai është i lumtur të qëndrojë në Liverpul, dhe Neymar dhe Suarez do ta bënin të përshtatej menjëherë te klubi i tij i ri nëse bën lëvizjen.
Neymar madje ka bërë më të mirën e ti që negociatat të vazhdojnë duke bërë publike pikëpamjen e tij se Barça duhet të blejë shokun e tij te Brazili. Barcelona ka pasur të bëjë me një të vërtetë të pakëndshme këtë sezon dhe ajo është se ka ardhur koha që Andres Iniesta të zëvendësohet. Ai është dukur shumë i dobët sa që Luis Enrique u shpreh muajin e kaluar: “Ai duhet të japë më shumë nëse kërkon të luajë për shumë vite të tjera te Barcelona.”
Kontrata e tij e re është e panënshkruar dhe kjo është për shkak të tij më tepër se sa të klubit. Ai nuk do të pranojë paratë pa qenë i bindur se ai do t’ja shpërblejë me të njëjtën vlerë në fushë. Ai nuk kërkon të shkojë askund tjetër por më shumë se kurrë Barcelona ka nevojë për dikë që të luajë kur ai të mos jetë në gjendje. Coutinho lojtari më i ngjashëm me Iniesta-n për momentin. “Ai do të kishte një vend në ekipin e Barceloa-s,” është shprehur Neymar në të shkuarën.
Ai vend do të ishte mu pas Neymar në të majtën e mesfushës, pozicioni që për shumë vite ka qenë i Iniesta-s. Edhe Suarez do të jetë një element kyç për të joshur lojtarin. Ai e konsideron Coutinho-n si një prej shokëve më të mirë në futboll pas kohës së kaluar së bashku në “Anfield”. Kishte një grup lojtarësh nga Amerika Latine te Liverpool gjatë kohës së tij dhe ata të u bënë miq të ngushtë.
Burimi: http://telesport.al/operacioni-coutinho-ja-si-barcelona-po-planifikon-transferimin-e-pasardhesit-afatgjate-te-iniesta-s/
© telesport.al