Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal. Gripi sezonal transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe në mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
Njerëzit 65 vjeç e sipër
Gratë shtatëzëna.
Njerëzit me sëmundje kronike.
Shënjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
Temperaturë e lartë
Kollë
Dhimbje fyti
Lodhje
Dhimbje koke
Diarre dhe vjellje
Dhimbje barku
Rrjedhje të hundëve
Dhimbje muskujsh
Çfarë ju rekomandojmë për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjeksi alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nukkanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Nëse jeni të sëmurë me grip :
Qëndroni në shtëpi.
Qëndroni veç nga të tjerët
Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini
Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi
Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
Evitoni kontaktet me njerëzit