Jesse Lingard dhe Andreas Pereira janë dy emrat që po vazhdojmë t’i dëgjojmë përkrah njëri-tjetrit. Fatkeqëisht për dyshen e Manchester Unitedit, arsyet pse po i dëgjojmë këta emra nuk janë aspak pozitive, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Pereira ka zhgënjyer dhe së fundmi tregoi mungesë të theksuar përkushtimi në barazimin 1-1 me Club Bruggen. Sa i përket Lingardit, epo, ai nuk ka regjistruar asnjë gol ose asistim në Premier League tërë sezonin.
Tash, shumë fansa e kanë humbur simpatinë për të, dhe në këtë kauzë ai nuk është ndihmuar fare nga fakti që u tall në stërvitje së bashku me Pereiran.
Shikoni më poshtë.
https://twitter.com/i/status/1232771465533181952