Real Madrid ka shpenzuar më shumë në blerjen e lojtarëve në tre muajt e fundit sesa ka bërë Tottenham Hotspur në katër sezone. Përfundimi i sezoni pa asnjë trofe të fituar duket se ka lënë shije shumë të keqe tek Florentino Perez dhe pjesa tjetër e bordit të klubit. ‘Los Blancos’ janë angazhuar që të transferojnë yjet botëror, duke filluar nga emra si Eden Hazard, Luka Jovic e Eder Militao.
Ferland Mendy, Rodrygo e Takefusa Kubo janë emrat e tjerë që janë transferuar tek Real Madrid, në ditët e para të merkatos.
Deri më tani, shpenzimet e madrilenëve prekin shifrën e 275 milionë funteve.
Kjo shifër është me lartë se ajo që Tottenham Hotspur kanë shpenzuar në katër vitet e fundit (248 milionë funte).
Pra, Spurs kanë shpenzuar 27 milionë më pak në katër sezone, sesa Real Madrid gjatë javëve të fundit.