Bilanc tragjik për vrasjet dhe dhunën ndaj gruas ka shënuar 2017, në Shqipëri. Tetë gra, kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, me të cilët ato kishin lindur dhe rritur edhe fëmijë, por jo vetëm. Ende akoma shume gra apo nëna e kanë shumë të të vështirë të denoncojnë dhunën dhe e lënë atë të vijojë duke sjellë si pasojë dhe raste ekstreme të vrasjeve. Rasti me flagrant ishte ai i vrasjes se gjyqtares Fildes Hafizi në mes të Tiranës.
Të dhënat zyrtare, për vitin 2017 i janë bërë me shumë se 4 mijë denoncime për dhunë në familje, 8.5% me shumë se një vit më parë. Edhe iniciativat ligjore për të dënuar ashpër këtë fenomen akoma nuk kanë dhënë asnjë fryt.
Edhe angazhimi i organizatave joqeveritare për të luftuar e bllokuar fenomenin e dhunës nuk janë rentabel dhe nuk kanë sjellë duke ju referuar statistikave asnjë ulje te këtij fenomeni por vetëm rritje të tij.
Keto organzita vetem bejne mbledhje të shkaqeve siç janë problemet ekonmike, xheloizia, etj por asnjehre nuk japin një gjë konkretë se si është punura apo velresuar lufta me kete fenomen.
Me fokus tek më të pambrojturit, për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën që jepet nga gjykata, automatikisht do të garantohen edhe fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Ndërsa kujdestaria për fëmijët, do ti kalojë automatikisht viktimës të dhunës. Fëmijët janë ata që vuajnë gjatë e ndoshta për gjithë jetën pasojat e dhunës në familje.
Ja bilanci i dhunës në familje me pasojë vrasjen.
Femrat e vrara gjatë vitit 2017:
5 prill 2017
Durrës, Ersid Curri, 23-vjeç, vret me armë zjarri gjyshen dhe më pas edhe veten.
4 maj 2017
Kurbin, Ndoc Tota, 75 vjeç, qëllon me levë hekuri në oborrin e shtëpisë , nusen e djalit.
8 maj 2017
Shkodër, Beqir Xhilaj, 74 vjeç, vret me armë gjahu gruan e tij, 27 vjet më të vogël.
18 gusht 2017
Lushnje, Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç, vret me sqepar në banesë gruan.
20 gusht 2017
Kamëz, Halil Lita, 65 vjeç, vret me armë zjarri gruan dhe më pas edhe veten.
31 gusht 2017
Tiranë, Fadil Kasemi, 53 vjeç, vret me armë zjarri ish-bashkëshorten, gjyqtaren e Shkodrës, Fildes Hafizi.
24 shtator 2017
Pogradec, Bashkim Mekolli, 49-vjeç vret me mjete të forta sqepar dhe thikë gruan.
23 nëntor 2017
Kavajë, Sami Metushi, 50 vjeç, vret me thikë bashkëshorten për motive te dobëta.