Ja pse nuk zgjodha Juven!

23

Erling Haaland në një intervistë për gazetën torineze Tuttosport ka zbuluar një prapaskenë të merkatos të para disa viteve në lidhje me Juventusin. Bardhezinjtë kanë qenë shumë të interesuar për të firmosur me talentin norvegjez por Haaland ka zbuluar se përse i ka thënë jo Juventusit.

“Ata më kërkuan kur isha pjesë e Moldes, por në atë periudhë ishte shumë herët për mua për të kaluar te një klub i madh si Juventusi, pasi hapësirat në formacion do i kisha të pakëta. Salzburgu ishte skuadra ideale për mua në atë kohë pasi në Austri u vura në dukje dhe pata mundësinë të luaja rregullisht”, theksoi Haaland.