Askush nuk ka nerva të paketojë sende të panevojshëm kur shkon me pushime. Përveç sasisë së rrobave të nevojshme, furçës së dhëmbëve, deodorantit, telefonit dhe karikuesit, të tjerat duken të tepërta. Gjëja që njerëzit marrin më rrallë me vete është tharësja e flokëve. Shumica e hoteleve ofrojnë shampo, xhelin e dushit dhe tharësen. Mirëpo, sipas studiuesve, tharëset e hoteleve duhet të shmangen, pasi ato kanë shumë mikrobe. Më tej ata shtojnë se kjo nuk varet nga pastërtia e hoteleve, sepse nga të dhënat rezulton se tharëset e ndotura janë gjetur edhe në hotele me 5 yje. Hulumtuesit thekson se ndryshe nga gjërat e tjera të dhomës, si banjot, çarçafët, peshqirët etj, tharëset nuk pastrohen nga sanitaret.