Iphone-t janë më të shtrenjtë se disa smartfonë – Androidë, dhe kjo vie për disa arsye. E para, Apple dizajnon dhe zhvillon jo vetëm harduerin e secilit telefon, por edhe softuerin e tyre po ashtu. Apple vlerëson dhe kontrollon përshtypjet e dhe përvojat e secilit konsumator. Historikisht, konkurrentët si Samsung kanë ndërtuar llojet e tyre dhe kanë përdorur sistemin operativ Android të Google për të punuar me pajisjet e tyre. Por integrimi i kujdesshëm i softuerit dhe harduerit kërkon punë më të thellë dhe intensive, dhe prandaj natyrshëm rritet edhe çmimi për telefon. Apple po ashtu vazhdon ta pozicionoj iPhone si produktin më të avancuar, gjë që e lejon atë që të jetë “lojtar kryersor” edhe në vende që po zhvillohen në mënyrë marramendëse. Kjo taktikë pa funksionuar mirë, deri këtu: iPhonë është produkti më fitimprurës në historinë bashkëkohore. Por nuk duhet lënë pa u vlerësuar edhe aspekti teknik. Për të krijuar një iPhone, duhen mbledhur dhjetëra metale nga çdo qoshk i botës, të prodhuara dhe të matura me dorë, që kanë një çmim të lartë pasi janë metale të rralla. Këto janë materiale tejet komplekse, duke filluar nga “Gorilla Glass” e pastaj me procesorët kompakt dhe të fuqishëm të A-series. Dhe prandaj del përfundimi se të paguash 649 $ për një telefon, i cili ka dalur në dritë falë zbuluesve Cupertino, minatorëve të Bolivisë, zhvilluesve botëror të aplikacioneve dhe paketuesve kinez, çuditërisht duket një çmim i arsyeshëm!