Ja pse frekuentimi i lokaleve është aktiviteti më i rrezikshëm gjatë pandemisë?

43

Të shkuarit në bar-e apo klube të natës është një aktivitet social shumë i dëshirueshëm dhe çlodhës, sidomos pas një jave të ngarkuar me punë. Megjithatë, festimi brenda klubeve është një aktivitet që paraqet rrezikshmëri të lartë infektimi dhe një përhapës shumë i shpejt i koronavirusit. Këtu janë disa arsye pse ky aktivitet social mund t’i kushtojë shumë shëndetit tuaj a[po të afërmeve tuaj gjatë pandemisë:

  1. Koronavirusi lulëzon, mbijeton dhe lëviz shpejt nëpër ambiente të brendshme.
  2. Këndimi, brohoritja dhe të folurit me zë të lartë ndihmojnë që koronavirusi të përhapet më mirë mes njerëzve.
  3. Pas një pije ose dy (ose më shumë), distancimi fizik dhe format e tjera të vetë-kontrollit mund të fillojnë të zhduken.
  4. Drita e diellit gjatë verës mund të shkatërrojë shumë viruse, por ka pak ose aspak rreze dielli brenda në një bar.
  5. Heqja e maskës (pasi u duhet të pini) rrit rrezikun e infektimit të një personi.
  6. Njerëzit që nuk duken ose nuk ndjehen të sëmurë, përhapin më së shumti virusin.
  7. Shumica e punëtorëve të barit nuk marrin pagë kur sëmuren, ndaj mund të punojnë edhe nëse janë të sëmurë, pasi kanë gënjyer lidhur me shëndetin e tyre.

Comments are closed.