Trangulli është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Më poshtë do të gjeni shtatë arsye pse trangujt duhet të jenë në listën tuaj të ushqimeve çdo ditë. Përfitimet shëndetësore:
– Hidratim. Trangujt kanë më shumë se 90 % ujë, pra praktikisht është si të konsumosh një gotë ujë me 10 % shije.
– Eliminon aromën e keqe të gojës. Ju duhet vetëm një rriskë trangull që të eliminoni aromën e keqe të gojës.
– Lufton kancerin. Trangujt kanë tre përbërës kryesor që janë shumë efektiv që luftojnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e vezoreve.
– Vitamina, vitamina dhe vitamina. Trangujt janë të pasur me vitaminën A, B dhe C që ndihmojnë sistemin tuaj imunitar, ju japin energji dhe bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë.
– Ideal për dietë. Për faktin se trangujt përmbajnë 90 % ujë, janë perfekt për dietën tuaj. Poashtu ka edhe shumë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe ndihmon me kapsllëkun.