Rutina juaj e mbrëmjes mund të përfshijë larjen e dhëmbëve, fytyrës dhe veshjen e pizhameve, por informacione të reja na thonë se shumë njerëz anashkalojnë një hap të rëndësishëm para te shkojnë në shtrat.
Rreth 60% e njerëzve të marrë në studim nga instituti kërkimor amerikan UL, flenë me derë hapur. Po pse duhet mbyllur dera? Arsyeja që qëndron pas kësaj është e thjeshtë, transmeton Shije.al.
Në rast se banesa juja përfshihet nga zjarri, dera mbyllur ngadalëson përhapjen e flakëve, redukton tymin toksik, përmirëson nivelet e oksigjenit dhe nuk lejon temperaturat përvëluese t’ju përfshijnë.
Me rritjen e përdorimit të materialeve sintetike në mobilimin e shtëpisë, mbyllja e derës bën diferencën kur është puna për të dalë nga shtëpia në mënyrë të sigurt. Koha mesatare për të shpëtuar nga një zjarr në banesë ka shkuar nga 17 minuta në 3 minuta në dekadat e fundit për shkak të materialeve të ndezshme me të cilat ndërtohet shtëpia.
Nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vëmendjes. Shumica e njerëzve flenë me derë hapur sepse gabimisht besojnë se kjo është më e sigurt, por është e kundërta e asaj që zjarrfikësit rekomandojnë. Kjo është arsyeja pse Instituti i Kërkimeve të Sigurisë së Zjarrit UL ka nisur një një fushatë të re ndërgjegjësimi publik që përkon me Javën Kombëtare të Parandalimit të Zjarrit në SHBA.
Fushata ‘Close Before You Doze’ synon të tregojë se si dyert e mbyllura mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve.