Dubai është një ndër qytetet më të pasura në botë dhe mahnitës. Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa do të pasohet nga një tjetër edhe më e lartë. Por nuk është vetëm kjo ajo që e bën atë një qytet të “çmendur”. Dubai ka ndërtuar disa ishuj artificialë dhe një prej tyre tregon hartën e Tokës. Pavarësisht se është gjithmonë nxehtë, aty ka pista të mëdha për të bërë ski. Teknologjia e fundit është gjithmonë prezente në Dubai. Ka akuadrome gjigandë dhe restorante nënujore. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, është i vetmi vend ku policia rrugore qarkullon me Lamborghini.