David De Gea ishte më meritori për fitoren e Manchester United ndaj Tottenham sonte. Portieri spanjoll ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij, çka i siguruan United tre pikë shumë të rëndësishme, përcjell Periskopi. De Gea bëri 11 pritje, më së shumti këtë sezon nga ndonjë portier. Vetëm më 2 dhjetor të vitit 2017, ai kishte bërë më shumë pritje, 14 sosh ndaj Arsenalit. Por shikojeni pritjet më të mira të ndeshjes së sotme.