Nuk është hamendeshim, por rezultat i një studimi të fundit. Meshkujt që bëhen prindër për herë të parë, fitojnë mesatarisht gjashtë kilogramë e gjysmë në vitin e parë të jetës të së porsalindurit.
Sipas një studimi të kryer nga “LighterLife Fast”, 22% e baballarëve të rinj shtojnë kilogramë në trupin e tyre, për motive që duken sa të njohura, aq edhe të papritura. Hulumtimi zbuloi se 1 në 10 baballarë të rinj fitojnë të njëjtën peshë si nënat e reja brenda vitit të parë të lindjes së fëmijës.
Mbi 1,500 burra ishin subjekt i këtij studimi, i cili gjithashtu zbuloi momentet kur baballarët e rinj kuptuan shtimin e vërtetë të peshës:
-25% panë një pamje të pahijshme në veten e tyre
-27% kur rrobat u bënë më të ngushta në trupin e tyre
-15% konstatuan se u merrej shpejt fryma sidomos gjatë luajtes me fëmijën
-26% e kuptuan se kishin fituar peshë kur shqetësimet e tjera shëndetësore filluan të ndiheshin tek vetja