Projektrezoluta që refuzon vendimin e Trumpit për Kudsin (Jeruslemin) u miratua në AP-OKB me 128 vota pro, 33 abstenim dhe 9 kundër. Menjëherë pasi u shpallen rezultatet, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan postoi një foto me një përmbajtje të shkurtër në llogarinë e tij personale në Twitter.
Ai postoi një foto nga zyra e tij në pallatin e presidencës ku ishte bashk me palestinezin Muhammed al-Tavil i cili është me aftësi të kufizuar pasi që posedon sëmundjen e Sidnromit Down, transmeton Gazeta e Re.
Al-Tavil u bo i njohur nderkomebtarisht pasi u arrestua nga ushtarët izraelit në qytetin e pushtuar El-Halil të Bregut Perëndimor, momentet e arrestimit të tij gjetën një shtrirje të gjerë nëpër rrjetet-sociale, pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare kanë shkruar për të.
Ai pasi u lirua, mori një ftese zyrtare nga vet presidenti i Turqisë. Në ftesë u kërkua vizita e tij në Ankara, gjë që u realizua sot. Në mbishkrimin e fotos të publikuar nga peridentit turk theksohej: “Me Muhamedin nga Kudsi, mesazhi jonë për botën është: ‘Kudsi është vija jonë e kuqe’