Ndërkohë që çdo ditë shohim në lajme të dhëna të cilat dalin nga pajisjet personale të njerëzve të famshëm , të gjithë ne duhet të fillojmë të shqetësohemi për sigurinë e telefonit tonë. Epo siç duket jo të gjithë shqetësohen sa duhet pasi sipas një studimi rreth 28% e personave nuk vënë asnjë lloj barriere për të hyrë në telefonin e tyre. Nëse ju nuk i vini lock telefonit tuaj , çdokush mund të hyjë në telefonin tuaj, sipas TechSot. Nëse nuk e keni problem që prindërit dhe bashkëshortët tuaj të shikojnë fotot dhe mesazhet, ju padyshim do ta kishit problem nëse një i huaj do ta bënte. Për më tepër në rast vjedhje të telefonit , ju të paktën do ta bllokonit që vjedhësi të ketë akses në telefonin tuaj. Ta keni telefonin gjithmonë të update-uar është shumë e domosdoshme. Nga një studim u zbulua nga TechSot se vetëm 40% e e njerëzve e update-ojnë pajisjen e tyre vetëm atëherë kur e shikojnë të nevojshëm, ndërsa 14% e tyre u shprehën se kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nga studimi doli që vetëm 22% e njerëzve i vendosin screen lock telefonit të tyre dhe e mbajnë të update-uar sistemin operativ.