A keni dëgjuar ndonjëherë për Ujin e Diellit? Bëhet fjalë për ujë me kripë natyrale, jo kripën e përpunuar të tavolinës, që e mbështet organizmin me mineralet e bollshme të kripës natyrale të papërpunuar dhe ujin hidratues. Përfitimet e këtij uji që mund ta bëni lehtë në shtëpi janë të mëdha për të gjithë organizmin
HIDRATIM I DUHUR NË ÇDO KOHË. Këshilla që dëgjojmë më shpesh është që të pimë shumë ujë, por ndonjëherë kjo këshillë shkakton më shumë dëm. Kur pimë ujë më shumë seç duhet, trupin e stërmundojmë dhe metabolizmin e ngadalësojmë. Lëngjet ekstraqelizore treten dhe shkaktojnë një kundërpërgjigje stresi dhe çlirim adrenaline. A e keni vënë re çfarë ndodh kur ujisni një bimë të thatë? Uji shkon direkt në fund të vazos. Edhe pirja e ujit është e njëjta gjë. Ne pimë shumë ujë dhe urinojmë po aq shumë. Kripa natyrale në bashkëpunim me ujin e ngadalësojnë procesin e shkarkimit të ujit dhe lejon përthithjen e mineraleve.
PËRMIRËSONI TRETJEN NË FARE PAK KOHË. Uji me kripë natyrale aktivizon gjëndrat e pështymës në gojë dhe çliron një substancë që është shumë efikase dhe e rëndësishme për sistemin tretës. Kripa natyrale stimulon acidin hidroklorik dhe një enzimë që tret proteinat të cilat së bashku shpërbëjnë ushqimin. Uji i vakët me kripë stimulon sekretimet në sistemin tretës dhe në mëlçi që ndihmojnë tretjen.
ZBUT INFLAMACIONIN. Trupi i njeriut ka nevojë për 1.5 lugë çaji ose 8 gramë kripë në ditë. Nëse nuk e konsumojmë këtë sasi të nevojshme atëherë trupi pëson një krizë gjatë së cilës nis të kursejë sodium që të ruajë balancën e lëngjeve dhe tensionin e gjakut. Nëse kjo gjendje krize zgjat për shumë kohë, dëmet në sistemin qarkullues janë të mëdha dhe trupi pushtohet nga agjentët inflamatorë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e gjatë e kripës përbën një rrezik në rritje të shfaqjes së sëmundjeve kronike, siç janë ato kardiovaskulare dhe humbjen e aftësive mendore.