– Djathi ju ndihmon të qëndroni në formë. Kjo ndodh falë substancave të quajtura “butyrate”, që gjenden në shumë lloje djathërash. Studiuesit këshillojnë konsumin e djathit pasi ai ndihmon në forcimin e metabolizmit. Djathërat që kanë sasi shumë të larta të kësaj substance nxisin stomakun të prodhojë sasi të tjera të substancës, pra kemi përfitim të dyfishtë prej djathit në këtë rast.
– Djathi mund të ndalojë në parandalimin e shfaqjes së kancerit. Nga një studim ka dalë se pikërisht sasia e butyrate-t që gjendet në djathë mund të mbrojë zorrën e trashë nga shfaqja e kancerit, dhe gjithashtu redukton inflamacionin që dëmton zorrën e trashë me kalimin e kohës.
– Djathi ndihmon në formimin e masës muskulore. Djathi, shumë i pasur në proteina, është një zgjedhje e shkëlqyer për të formuar muskuj. Kjo pasi proteinat janë të përbëra prej aminoacideve, që janë elementët që ndërtojnë indet e muskujve.
– Djathi është i shëndetshëm për kockat. Duke qenë se djathi bëhet nga qumështi, ai është shumë i pasur me kalcium, gjë që bën që ai të jetë shumë i shëndetshëm për kockat tuaja. Dietologët thonë se konsumi i vetëm 28 gramë djathë parmixhan ju jep 336 miligramë kalcium, dhe kjo është një sasi e mjaftueshme e sasisë së nevojshme ditore që trupi ka për kalcium. Të meshkujt e rritur sasia e nevojshme e kalciumit është 1000 miligramë në ditë.
– Djathi është i shëndetshëm për dhëmbët. Kjo është falë përmbajtjes së kalciumit dhe fosforit. Këto dy minerale luftojnë acidin laktik që gjendet në gojën tonë, dhe e pengojnë atë që të dëmtojë smaltin, i cili shërben që ne të mos ndiejmë dhimbje gjatë ngrënies dhe pengon prishjen e dhëmbëve.
– Djathi mund të parandalojë shfaqjen e diabetit. Ekspertët besojnë se kjo ndodh për arsye se substanca “butyrate” ndihmon që trupi të përdorë insulinën në mënyrë sa më efektive, kjo për sa i përket kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak. Edhe personat që janë alergjikë ndaj nënprodukteve të qumështit mund të konsumojnë disa lloje djathërash. Kjo është e mundur pasi në prodhimin e disa llojeve të djathit, si parmixhani dhe mocarela, e gjithë laktoza e qumështit hiqet plotësisht, dhe djathi mund të konsumohet pa problem nga të gjithë personat.
Ja përfitimet që na ofron konsumimi i djathit
Leave a comment